Njolla gjaku e gjithçka e kthyer përmbys, dalin pamjet e rënda nga banesa ku ndodhi krimi në Kavajë (VIDEO)

0
530

Pamje të rënda vijnë nga banesa e kavajases Marsida Qatja ku ndodhi vrasja e rëndë e Dritan Haxhollit dhe i plagosur polici Bledar Toçi.

Njolla gjaku, rrëmujë e gjithçka përmbys, janë këto pamjet brenda banesës në Kavajë. Gjithashtu edhe dera e apartamentit është e dëmtuar dhe e çarë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 pas mesnate në lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës, ku Haxholli kishte shkuar në banesën e ish-partneres së tij, të cilën sipas dëshmive të para nuk e linte të qetë prej kohësh. Polici Bledar Toçi që është plagosur nga Haxholli i ka dalë në mbrojtje vajzës dhe dyshohet se ka qëlluar për vetëmbrojtje Haxhollin, duke e lënë të vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here