Google search engine
Home Politike “Ku të 4 liritë të mos jetë më aspiratë por realitet”’/ Rama...

“Ku të 4 liritë të mos jetë më aspiratë por realitet”’/ Rama flet për rëndësinë e marrëveshjes në Serbi: Ky është një moment kapërcimi historik

0
309

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Novi Sad, Serbi, me tre liderët e tjerë të Ballkanit, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, asaj të Serbisë Ana Bërnabiç dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.

Rama ka vënë theksin te rëndësia e arritjes së marrëveshjes ‘Shengeni Rajonal’, që sipas tij do të jetë në të mirë të qytetarëve të këtyre vendeve.

“Nuk na ka mbledhur këtu ndonjë kujdestar nga Brukseli apo nga vende të jashtme por na ka mbledhur këtu nevoja për të rritur ekonominë, nevoja për të shmangur emigracioninn e paligjshëm.

Nga ana tjetër e kemi bërë shumë të qartë në deklaratë se nuk do të presim dhe nuk do të rrimë në vend numëro në funksion të të gjitha atyre pjesëve të planit të përbashkët të miratuar në kuadër të procesit të berlinit. Nuk do të presim do të ecim përopara dhe do të bëjmë të mundur që kjo të ecë përoara. Qëllimi jonë i përbashkët është të bëhemi pjesë e BE, por ne nuk mund të jemi peng i të shkuarës”, tha Rama.

Më tej kryeministri u ndal edhe tek emri i vendosur për këtë marrëveshje, duke shtuar se edhe mund të ndryshohet pasi sipas tij ka prekur europianët.

“E rëndësishme është që të garantojmë qatë që kemi marrë përsipër. Brenda 2021 ky terrritor të jetë. ku të 4 liritë të mos jetë më aspiratë por realitet. Miqtë tanë europinë duhet të kenë copyright-in e emrit, kur unë thëm ‘Shengen’, këta thonë ç’ është ky Shenegen. Mund t’i gjejmë edhe një emër tjetër nuk ka problem. Nuk ka asnjë veto dhe këtë e them për audiencën shqiptare. Ky është një moment kapërcimi historik. Ja kur erdhën në këtë ditë, njerëzit të mos pengohen nga pritjet për të kaluar një kufi”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here