Sonte në mbrëmje rikthehet sërish magjia e Champions League,.
Dy sfidat e para luhen në orën 18:55, Atalanta-Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid-Club Brugge.
Në ndeshjet e orës 21:00, vëmendja do të jetë në Londër, aty ku do të përballen Tottenham dhe Bayern Munich.
“Gjelat” nuk e kanë nisur aspak mirë këtë sezon si në Premier League ashtu edhe në Champions, ndaj sot do duan të bëjnë kthesën e madhe.
Në anën tjetër, bavarezët do kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive të ndeshjeve të fundit.
Në Torino, Juventusi do të presë Leverkusenin. Bardhezinjve nuk u lejohet hap fals në fushën e tyre, ndaj sot alternativa e vetme është fitorja.