Kafja e fundit për Besmirin, si mbeti i vrarë në Lushnje biznesmeni (Publikohen pamjet e rënda)

0
409

Mëngjesin e sotëm, qyteti i Lushnjës u zgjua nga breshëri plumbash të cilat i dhanë fund jetës së 35 vjeçarit Besmir Hida.

Besnik Hida është ekzekutuar në momentin kur po pinte një kafe në katin e dytë të një lokali.

Atentati mësohet se ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”.

Besmiri ishte biznesmen, dhe tregtonte makina të dorës së dytë. Ai është daja daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë në një atentat për të cilën dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu.

2 autorët ishin të maskuar dhe si pasojë ende nuk janë identifikuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here