Skandali me “Veneto Banka”, ja “kërcënimi” i SGA pas ndryshimit të emrit, Banka e Shqipërisë asnjë informacion klientëve

0
456

Zbardhen synimet e ish-kompanisë SGA, pas ndryshimit të emrit. Pas falimentimit të Veneto Banka, kreditë e këqija i mori SGA dhe në Shqipëri përmes kompanisë Tranzit ka nisur sekuestrimin e kolateraleve për shqiptarët. Në jo pak raste janë shkelur dhe ligjet, pasi gjithçka është bërë me marrëveshje noteriale. Por SGA ka ndryshuar emrin duke u quajtur AMCO – Asset Management Company. Por kjo kompani ka publikuar dhe qëllimet e saj të reja, duke paralajmëruar se tani do ketë fokus total te kreditë e këqija. Sipas mediave italiane, këshilli administrues i AMCO – Asset Management Company (ish-kompania Sga) aprovoi relacionin gjashtëmujor më 30 qershor 2019. “Rezultatet e gjashtë muajve të parë të 2019 konfirmojnë vlefshmërinë e modelit tonë; transformimi i strukturës është mbyllur dhe jemi gati për rritje të mëtejshme të biznesit”, tha Marina Natale, administratore e deleguar. Sipas tyre, vitin e fundit SGA është transformuar nga një kompanie e vjetër në një ent dinamik e inovativ me infrastrukturë të re teknologjike e profesionale. “Kemi plotësuar objektivin tonë nga rikuperimet e pozicionit të kreditit problematik, në menaxhimin proaktiv të pozicioneve më pak problematike. Kemi finalizuar riekuilibrimin e situatës financiare të ndërmarrjeve dhe të privatëve”, vijoi ajo. Shoqëria në gjashtë muajt e parë të 2019 regjistroi një neto prej 8,2 milionë. Pasuria neto në 30 qershor ishte e barabartë me 786 milionë euro. “Rezultati influencohet gjithashtu nga disa zëra të përsëritur, por që ndryshojnë nga natyra e tyre: Ardhjet nga klientela prej 9 milionë nga menaxhimi i portofolit të kredive të Banco di Napoli, dhe nga rezultati i menaxhimit financiar për 7,6 milionë € ku përfshihet plusvalenca e vlerësimit të pjesëmarrjes në fondin IRF (Italian Recovery Fund ). Në 30 qershor 2019 asetet e menaxhuara arrijnë në 20,61 miliardë euro në krahasim me 20,2 miliardë në 31/12/2018 dhe me 2,3 miliardë në 31/12/2017. Rritja në semestrin e parë të 2019 vjen nga blerjet e aseteve me risk të lartë nga bankat Venete në likuidim të detyruar administrativ”, thuhet në artikull.

Rreziqet

Nëse analizohen të dhënat e mësipërme, tregohet qartë se Amco tani do i ndjekë këmba këmbës klientë shqiptarë të Veneto Banka. Pyetja që shtrohet tani është sa të vlefshme janë kontratat noteriale të firmosura mes Tranzit dhe SGA. Po marrëveshja mes Bankës së Shqipërisë, Tranzit dhe SGA. Klientët e Veneto Banka nuk e dinë se SGA ka ndryshuar identitet. Shumë shpejt ata do përballen me shkresa nga një tjetër kompani. Por kjo detyrë i takon Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit duhet që të marrë masa që klientët të mos përballen me asgjë të papritur. Por nuk është çudi që BSH hesht për këtë skandal. Faktet tregojnë se BSH ka qenë e përfshirë në këtë mes. Kohët e fundit Kadastra ka bllokuar sekuestrimin e kolateraleve dhe po ashtu dhe gjykata ka rrëzuar në disa raste tentativat. Por BSH ka lënë në baltë klientët. Kur Gent Sejko hapi rrugën për falimentimin e Veneto Banka, deklaroi se BSH duhet ta ndjekë deri në fund këtë proces. Por sa e ka ndjekur BSH? Sot të gjithë klientë e Veneto që venë e interesohen aty nuk marrin asnjë përgjigje. 

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here