‘Dorëzohet’ Berisha, pranon më në fund aktin e rëndë: Ideja për djegien e mandateve ishte e imja (ARSYEJA)

0
324

Shtatë muaj pas djegies së mandateve nga opozita, Sali Berisha ka pranuar se ideja ka qenë e tij. Ish-kryeministri tregon edhe se çfarë e shtyu drejt kësaj ideje ekstreme. Ish kreu i PD-së pasi mori autorësinë e këtij akti, nuk kurseu edhe ndërkombëtarët duke i sulmuar.

“E kam bërë kur u bë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm sepse pashë që u shkel çdo parim. Pashë që u shkel edhe nga ndërkombëtarët. Nuk mund të pranoj kurrë ndërhyrjen e tyre me pasoja shumë të rënda. Çdo gjë e mirë që arrihet në këtë vend.

Basha pa diskutim ka mbështetjen, ndihmën fisnike e bujare të ndërkombëtareve. Suksesi dhe ndëshkimi në Shqipëri lidhet me drejtuesit shqiptarë. Por a kanë ndikuar ndërkombëtarët? Në mënyrë të padiskutueshme. Si në të gjithë Ballkanin. Nga masakra e Sarajevës deri te zgjedhja e Arta Markut, ka qenë dorë ose gabimi i ndërkombëtarëve” deklaroi Berisha.

Vendimi i opozitës për të djegur mandatet është dënuar nga ndërkombëtarët, por edhe shumë figura të njohura të PD-së, që Lulzim Basha i ka përjashtuar nga partia. Pas djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, PD-ja së bashku me aleatët janë në rrugë duke dalë nga të gjitha institucionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here