Zbardhen detaje të reja për skandalin me Veneto Banka sh.a., shoqëria Italiane që merret me likujdimin e aseteve të klientëve, e cila së fundmi ka ndryshuar emrin, nga SGA spa në AMCO spa. Me këtë emër të ri italianët do tentojnë sërish të bëjnë të tyret kolateralet e Veneto Banka sh.a. duke kërkuar urdhër ekzekutimi në gjykata me një emër tjetër. Po çdo ndodhë me miratimet që ka autorizuar deri tani Banka e Shqipërisë, përgjegjëse kryesore e këtij transaksioni për të cilin është regjistruar edhe një çështje penale nga Prokuroria e Tiranës. Po për Deklaratat Noteriale të firmosura mes e likujdatorëve të falimentit italian LCA spa dhe SGA spa, me të cilat u ndryshuan kolateralet e klientëve të Veneto Banka sh.a. në hipoteka. Gazeta ka treguar fakte sesi deri më tani klientëve u kanë shkuar kërkesa nga SGA, Tranzit apo Intesa Sanapolo. Tani ata do përballen me një tjetër kompani, që do jetë SGA, por me emër tjetër. Mister mbete arsyeja se përse u ndryshua emri. Mos vallë po tentohet që të fshihen skandalet? Ata qe pësojnë në këtë mes janë klientët e Veneto Banka. Ata nuk e dinë se ku kanë shkuar kolateralet e tyre. Ndërsa tani misteri do thellohet akoma dhe më tepër, pasi ka shumë që nuk e dinë se SGA ka ndërruar identitet. E keqja është se dhe Banka e Shqipërisë në vendin tonë është bërë palë me italianët. BSH ishte ajo që lejoi ndryshimin e inksripteve të kolateraleve. Po ashtu Banka e Shqipërisë ka heshtur dhe ka legjitimuar gjithë shkeljet e Veneto. Kur vulosi falimentimin, Gent Sejko u zotua se do të mbikëqyrte gjithë procesin e falimentit, por në fakt ka ndihmuar italianët të grabisin shqiptarët.
Detajet
SGA spa (Societa per la Gestione di Attivita) ka ndryshuar emrin dhe identitetin duke u bërë AMCO, Asset Management Company. Kompani, e cila u la të menaxhojë 18 miliardë borxhe të këqija, pra faktikisht vuajtjet e qindra mijëra individëve dhe kompanive të vogla të BancaPopolare di Vicenza dhe të Veneto Banca, të dyja të vendosura në LCA teksa “pjesa e mirë e të cilave” i është dhënë përsëri Intesa për vlerën 1 euro. Kompania ka bërë të ditur se emri i ri, “vjen në kuadër të procesit të zhvillimit të shoqërisë me qëllim çlirimin nga roli i huave të këqija në Itali, sipas modelit të kompanisë menaxhuese me kredit të plotë. Rezultatet i japin të drejtë këtij vlerësimi, me një rritje të ndjeshme të aseteve në 20,6 miliardë dhe rritje soliditeti patrimonial prej 17,4%”. “Viceza Piu” ka marrë mendime të ndryshme mbi çështjet bankare dhe opinionin e ekspertëve mbi AMCO ish-SGA, dhe rolin e një shoqërie të lidhur me Intesa për rikuperimin e kredive nga Banco di Napoli, që më pas u bë publike prej problemit të dy bankave të Venetos dhe tashmë që po lëshohet në biznesin joshës të dështimeve bankare. Mendimi i tyre i përbashkët ishte: “Është absolutisht negative që shteti italian, me anë të kompanisë së kontrolluar prej tij SGA tashmë AMCO, të veprojë si një sipërmarrës në tregun bankar NPL, aty ku sektori publik duhet të ndërhyjë vetëm në rastet ekstreme të evitimit të dëmeve të mëdha në sistem, siç ishte për shembull çështja e Monte dei Paschi di Siena. Prandaj është e dëmshme ndërhyrje e SGA AMCO për interesat ekonomike të vendi tonë pasi vetëm kohët e fundit fonde sp[ekulative të huaja kanë ngritur çmimin e kredive të këqija Npl e do të ishte në interes të sistemit tonë të sipërmarrjes forcimi i legjislacionit të kujdesit ndaj debitorëve, që është në fakt në kontrast me interesin e shtetit që merr rolin e kreditorit si SGA. Deri tani e vetmja mbështetje për arsyet e debitorëve ka ardhur nga gjyqësori, i cili ka përmendur agresionin e palëve garantuese/blerëse, ndaj viktimave të kushteve kontraktuale që shpesh herë nuk mund të kuptohen si duhet”.
Kliti Topalli