Nuk ka asnjë ankesë, prokurori Olsian Çela sfidon ‘ashpër’ Arta Markun në garën për Prokurorinë e Përgjithshme

0
314

 Komisioneri Publik ka njoftuar se nuk ka patur asnjë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë prokurorin Olsian Çela.

Çela është gjithashtu kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, së bashku me Arta Markun, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.

Mungesa e konfirmimit nga Komisioneri Publik se nuk ka asnjë ankim ndaj Çelës shtyu mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku do të hartohej lista e kandidatëve qё kanё shprehur interes pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm dhe tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn, pas vlerёsimit paraprak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here