Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet që sot të zhvillojë vizitën zyrtare në Vatikan. Pak ditë më parë Vuçiç bëri deklaratën e fortë, për kërkesën që do i paraqiste Papa Françeskut gjatë takimit në Vatikan.“Unë po shkoj te Papa në Vatikan për ta lutur që të mos e njohin Kosovën,”- është shprehur presidenti serb, Vuçiç përballë gazetarëve në Beograd. Ai do të pritet në vendin e shenjtë, nga sekretari i shtetit në Vatikan, Kardinal Peter Parol dhe Papa Françesku.