Kroacia i kërkon BE të marrë seriozisht ‘largimin e trurit’ nga Lindja në Perëndim

0
525

Ministri kroat i shkencës e arsimit Tome Antičić tha sot se do të kërkojë masa të reja për promovimin e qëndrimit në vend të intelektualëve, pas marrjes së presidencës së radhës së BE nga Kroacia.

Antičić tha se gjatë mandatit të saj Kroacia do të përpiqet të tërheqë më shumë shkencëtarë e intelektualë në Evropën qendrore e lindore, si dhe të gjejë mënyra që vendet më të varfra të përshtaten me vendet moderne të punës.

 “Largimi i trurit është problem serioz për 13 vende të BE, prandaj ka ardhur koha që blloku ta marrë seriozisht këtë”, tha Antičić.

Ai shtoi se masat e marra deri tani as që i janë afruar asaj që nevojitet për përmirësimin e situatës në vendet e varfra të BE, siç është bërë me përmirësimin barazisë së pagesës pë projektet e financuara nga BE dhe krijimi i partneriteteve mes universiteteve evropiane.

Ai argumentoi se fondet strukturore, të cilat zakonisht shpenzohen për rrugë e hekurudha, duhet të përfshijnë dhe investime në arsim dhe kërkime shkencore.

Vetë Antičić është fizikiant i diplomuar në Londër, me doktoraturë të mbrojtur në SHBA, para se të bëhej ministër në 2017. Ai ka drejtuar më parë Institutin  Ruđer Bošković në Zagreb, dhe ka qenë një nga iniciatorët e pjesëmarrjes së Kroacisë në projektin evropian të studimit të pjesëzave atomike CERN, në 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here