“U sekuestruan 55 milionë euro”, Lleshaj jep mesazhin e rëndësishëm

0
326

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e ka cilësuar një sukses të madh të Policisë së Shtetit goditjen e katër bandave kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Lleshaj bën dhe një bilanc të aksionit “Forca e Ligjit”, duke u shprehur se vetëm gjatë këtij viti ka finalizuar 28 operacione në fushën e narkotikëve, duke arrestuar gjithsej 170 persona dhe sekuestruar rreth 55 milion euro e shumë gjëra të tjera.

Mesazhi i Lleshajt:

Operacioni ndërkombëtar “LIMIT” shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit.
Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. “LIMIT” është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit.

Vetëm gjatë këtij viti, “FORCA E LIGJIT” ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane.

Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here