Ish futbollisti i njohur i kombëtares sulmon ministrin Gent Cakaj: Na ç’dekuruan

0
319

Andi Lila ka sulmuar Ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj, se iu ka hequr pa asnjë motivacion pashaportat diplomatike futbollistëve të kombëtares

Lojtarët kuqezinj u pajisën me pashaporta diplomatike pas suksesit të arritur duke u kualifikuar në fazën e grupeve të europianit të vitit 2016.

I ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv” , Lila tha se pret një aryse pse ju është hequr pashaporta.

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë.

Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan.

Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë”, u shpreh Lila. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here