“Mos i beso burrit”/Ermal Hoxha i komenton moderatores, kjo i kthehet për gruan: U kthye nga Antarktida apo akoma?

0
447

Një video e publikuar nga moderatorja Aulona Musta ka hapur një debat të lezetshëm në komente. Aulona shihet me bashkëshortin e saj, Tomin teksa bëjnë stërvistje në rërë. Të dy të veshur me bikini stërvisin muskujt e tyre, por në një moment Tomi ia lëshon dorën Aulonës.

“Morali…mos i beso burrit,”- shkruan moderatorja duke qeshur. Por komentet e shkëmbyera më pas me çiftin Ermal Hoxha dhe gruan e tij Rezarta Shkurta na ka zbuluar më shumë detaje për marrëdhënien e këtyre VIP-ave.

Ka qenë nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermali ai që ka komentuar i pari. “Bëji block,”- shkruan Hoxha. “Unë them t’i fus një të rrafme në 5katësh bre lalke. Si thua, do më ndihmosh?”- ja kthen Aulona. “Kur të duash. E di vetë ti çfarë u bëjmë atyre,”– vijon më tej nipi i diktatorit.

Këtu ka ndërhyrë edhe Rezarta Shkurta.“S’të ndihmon dot. Është shumë dobët,”- i thotë ajo Aulonës duke thumbuar Ermalin.“Ça thotë kjo gruaja jote? Është kthyer nga Antarktida ku ishte herën e fudnit apo akoma?”- vijon Musta.

“Aty është akoma se e la avioni,”- përfundon Ermal Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here