Çështja ‘Monstra’, prokurorja shqiptare dorëzon provat e reja dhe lëshon paralajmërimin e rëndë: Janë ‘bomba’, kryeministri mund të dalë në gjyq (Ç’do të ndodhë?)

0
323

Prokurorja Speciale e Maqedonisë Fatime Fetai dorëzoi në Gjykatën e Shkupit prova të reja materiale për rastin ‘’Monstra’’, për të cilën akuzohen 6 shqiptarë për vrasjen e 5 peshkatarëve maqedonas në vitin 2012.

Për mediat, Fetai u shpreh se në cilësinë e dëshmitarit mund të thirret dhe kryeministri Zoran Zaev, ndërsa theksoi se këto materiale të dorëzuara janë një ‘’bombë e vërtetë’’ që do të shkundin vendin.

‘’Materialet janë ‘bombat’ që i kemi marrë nga LSDM. Gjithçka që është dorëzuar nga Zoran Zaev është këtu. Ka po ashtu edhe mesazhe, sms dhe transkripte”,u përgjigj Fatime Fetaj.

Ndërkohë, seanca e radhës është shtyrë për në 5 shtator, në mënyrë që dhe të akuzuarit të njihen me përgjimet dhe materialet në fjalë.

Rasti ‘’Monstra’’ ka bërë bujë në Maqedoni, pasi pretendohet se arrestimi i 6 shqiptarëve: Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta është organizuar nëpërmjet një prapaskene nga ish-qeveria e Nikola Gruevskit.

Çështja u pushua në vitin 2017 dhe i ka kaluar Prokurorisë Speciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here