Mashtruan duke dhënë kredi fiktive, flet bashkëjetuesi i njërës prej të arrestuarve: Na thanë sillni kë të keni të afërm se brenda vitit mbyllen (Dëshmia)

0
359

Ervis Doko është bashkëjetuesi i Orkida Drizes, e arrestuar nga policia e Tiranës për skemën e mashtrimit me kreditë fiktive në Fondacionin Besa.

Ai para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ishte sot, “për të kërkuar të drejtën” sic tha, duke folur për gazetarët, ka treguar se nuk e ka ditur se skema ku edhe ai vetë me bashkëjetuesen ishte përfshirë, ishte mashtrim.“Jo nuk e dija se ishte skemë mashtrues, unë kisha një vit që e dija kët punë, por jo se ishte mashtrim. Unë nuk kam hedhur firmë. Na kanë quajtur sekser, bashkëjetuesja vuan dënimin në burg unë dua të drejtën time ndaj erdha këtu.

Kemi përfituar 200 mijë lekë të vjetra për person. Kemi çuar 100 veta +- te Fondi, të afërmit tonë, ata që njihnim. Kanë marrë 3-6 milion e gjysmë, nga 300-400 mijë lekë. I merrte personi dhe kanë shkuar te Fondi “Besa”. Kjo ka ndodhur brenda vitit. Kam përfituar 20 mijë lekë të vjetra për taksi dhe bashkëjetuesja ime. Nuk kisha lidhje direkte me Drejtoreshën. Më kontaktoi Dritani. Tha sillni kë të keni të afërm se brenda vitit mbyllen. Sekser edhe ai. Ka pasur shumë si puna ime”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here