Burrat në ‘luftë’ për tregjet në Samitin e G7, Zonjat e Para dalin jashtë parashikimeve (Brigitte Macron ka një paralajmërim të fortë për to)

0
315

Ndërsa liderët botërore janë duke diskutuar sesi të zgjidhin çështje të rëndësishme për luftën e tregjeve mes SHBA dhe Kinës në samitin G7, bashkëshortet e tyre kanë kaluar ditë relaksuese në Francë.

Zonja e Parë Melania Trump, Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez dhe Jenny Morrison bashkëshortja e kryeministrit Australian Scott Morrison, ishin në grupin e atyre që provuan Sangria në një fshat afër Biarritz, vendit ku po mbahet samiti G7.

Nuk është e vështirë të dallohet zonja e Parë Trump, që është veshur me një fustan të bardhë Calvin Klein.

Zonja Macron që ishte veshur me një fustan të kuq, ishte mikpritësja perfekte ndërkohë që u tregonte bashkëshorteve të liderve të botës qendrën e qytetit Espelette, që përfshiu edhe një ndalesë në një dyqan lokal verërash për të provuar Sangria.

“Vetëm një këshillë, mos pini shumë” u dëgjua paralajmërimi i zonjës Macron për bashkëshortet e grave të burrave më të fuqishëm të botës. Ajo tha se Sangria ishte shumë e mirë ndërkohë që e provonte dhe mbante gotën në dorë.

Zonjat e para gjithashtu vizituan një dyqan tekstilesh, një dyqan buke dhe një dyqan këpucës përpara se të ndalonin në kishën Saint Etienne, të shekullit të 16-të në qytetin Bask përpara se të ndalonin për drekë.

Zona që vizituan është e njohur për specat e kuq të quajtur Pimet d’Espelette. Ky spec u përdor edhe gjatë darkës së shtruar për të shtatë liderët në Biarritz gjatë të shtunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here