DPSHTRR të tjera benefite për marrjen e patentës, nuk ka më nevojë për raport mjekësor

0
433

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pritet të sjell një tjetër risi, duke filluar nga data 16 Shtator, përsa i përket rinovimit apo humbjes së patentave. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, DPSHTRR thekson se përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara. “Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin! Ky lloj shërbimi ofron një tjetër lehtësi për qytetarët, pasi jo vetëm do aplikojnë më thjesht duke depozituar 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat, duke mundësuar gjithashtu tërheqjen dhe nga i afërm me vetë-deklarim, pa mbajtur peng emigrantë apo cilindo që ka plane për të udhëtuar.

Qytetari, edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në 1 herë), për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt atë për 30 minuta”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, në kuadër të reformimit të sektorit, drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pritet të sjell risi në shërbim, edhe sa i takon rastit kur kursanti merr patentën në provimin final. Kështu, DPSHTRR bëri me dije se gjatë provave, inspektorëve do t’u vihet në dispozicion kamera në trup për inspektorët! Këto kamera sipas DPSHTRR, do të mundësojnë verifikim transparent nga Task Forca e Transportit Rrugor, MIE me prova filmike. “Autoritet, jo subjektivitet me qytetarët apo operatorët gjatë kontrolleve, por monitorim me figurë dhe zë, si dhe ndërlidhje në kohë reale! Gjithashtu, DPSHTRR ka vënë në dispozicion për Task-Forcën e Transportit Rrugor, blica sinjalizuese për manovër më të sigurt në terren, si ditën ashtu edhe natën”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here