Nis protesta kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, Fran Frrokaj proteston për karrigen e Voltana Ademit, kush janë zyrtarët e PD që marrin pjesë

0
297

Ditën e sotme ka nisur protesta e degës së Partisë Demokratike në Shkodër para godinës së prefekturës. Ka qenë prefekti Çesk Millja, ai i cili ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak në ambientet e rektoratit të universitetit ‘Luigj Gurakuqi’.

Këtij tubimi i është bashkuar edhe ish-kryetari i Lezhës, Fran Frrokaj. Ky i fundit në bashkinë e Lezhës i liroi vendin pa incidente kryetarit të ri të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, Pjrin Ndreu.

Por, PD e Shkodrës e ka cilësuar këtë vendim si një provokim për shkodranët, kjo për faktin se ky ambient cilësohet edhe si simboli i rezistencës dhe i lirisë, duke kujtuar edhe 2 prillin 1991. Pas reagimeve nga PD, vendi i mbledhjes u ndryshuar duke u zhvendosur në bibliotekën e universitetit.

Aktualisht, po protestojnë para prefekturës një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe mbështetës të PD, ndërsa po marrin pjesë edhe ish-deputetë të PD në Shkodër, kreu i degës së PD dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Konstituimi i Këshillit Bashkiak, anëtarët për Këshillin e Qarkut dhe vlefshmëria e mandatit për kreun e bashkisë pritet të zhvillohen në orën 11.00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here