Ndryshohet vendi ku do të organizohej konsituimi i këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës.
Shkak për këtë është bërë protesta e degës së Partisë Demokratike në Shkodër, lajmëruar më herët. Konstituimi do të zhvillohej në Rektoratin e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në orën 10:00.
Ndërkohë, mësohet se organizmi është shtyrë për në orën 11:00, tek Biblioteka e Universitetit.
Nga ana tjetër demokratët e Shkodrës kanë paralajmëruar protestën e tyre në orën 10:00, pasi kundërshtojnë konstituimin e këshillit të ri bashkik. E gjithë kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, i cili nuk arriti të ulej në karrigen e kryebashkiakut.
Dorëheqja e tij erdhi pas denoncimeve nga PD, që sipas demokratëve ka fshehur dënimin e tij për trafik droge në Itali.
Ndërkaq, Pjetri është tashmë nën hetim nga organi i akuzës.