Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot në spital 15-vjeçaren Elona Kuburja e cila ndodhet në momentet më kritike për jetën në reanimacionin e QSUT, pas 10 ditesh e shtruar ne spital.
Burimet per Panorama, nga zyra e shtypit thane se Ministria e Shëndetësisë do mbështesë kurimin e vajzës.
Per shkak se oret jane shume te shenjta, mesohet se e reja do te niset sot privatisht në një spital në Turqi dhe më pas do shikohet mundësia e rimbursimit të shpenzimeve familjes nga ministria.
Ndërkohë ministria pohon se sot pritet edhe përgjigja e kërkesës nga spitalet turke me të cilat shteti ka kontratë dhe menjëherë vajza do të transferohet në spitalin ku do t’i mbulohen 100 % të gjitha shpenzimeve.
Më herët familja Kuburja nga Fushëkruja me ndihmën e gazetares nga Kosova Saranda Hoda (anëtare e këshillit komunal të Gjakovës), është lidhur me një spital privat në Turqi për ta nisur me urgjencë Elonën brenda mesditës privatisht me avion sanitar. Familja ka grumbulluar nga të afërm, qytetarë e biznese 10 mijë euro që i ka depozituar si garanci për spitalin. Ndërkohë avioni sanitar i nisur nga Turqia kërkon edhe 15 mijë euro të tjera për transportin, të cilat familja nuk i ka po i detyrohet spitalit që ai ta pranojë vajzën. Kostoja e trajtimit për sëmundjen e rrallë që ka Elona llogaritet në mbi 60 mijë euro për ndërhyrjen e parë emergjente. Familja vijon lutjen drejtuar shqiptarëve për ta ndihmuar financiarisht Elonën, pasi koha nuk pret për procedurat burokratike të ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë. Numri i llogarisë është në bankën Credins në emër të babait të Elonës, Alban Kuburja.