Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës.
Nuk dihet ende se çfarë po ndodh në qytetin veriperëndimor, por me sa duket demokratët nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga bastioni i tyre historik.
Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, kryetarja e sapo-zgjedhur Briselda Kadia ka deklaruar se ky këshill nuk mandaton Valdrin Pjetrin si kryebashkiakun e ri.
Ndërsa Voltana Ademi në një deklaratë për mediat tha se do të jetë kryetarja e Bashkisë Shkodër dhe se askush nuk do të uzurponte në mënyrë të jashtë ligjshme këtë institucion. kryebashkiakja Ademi e mbajti fjalën e saj në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, si përgjigje ndaj Këshillit te ri të konstituar sot.
Konstituimi i këtij këshilli u bë në Bibliotekës e Universitetit Luigj Gurakuqi, jo në sallën ku mbahen gjithmonë mbledhjet për të shmangur incidentet e pakëndshme
Gjithsesi qindra qytetarë u mblodhën në shenjë proteste duke e cilësuar këtë këshill të jashtëligjshëm të dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit.