Kryeministri Edi Rama vazhdon të ‘thumbojë’ artistët e qytetarët të cilët janë kundër shembjes së Teatrit.
Rama ka publikuar një shprehje të autorit brazilian Paulo Coelho ku thotë: “Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!
Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtatin me sikletet e tyre.”
Më herët, Rama ironizoi duke publikuar një video të projekteve të bashkisë së Tiranës të cilat para se të realizoheshin u kundërshtuan.