Marina e Turqisë ka konfirmuar sot se ka shtuar mbulimin ushtarak ndaj mjeteve detare të shpimit në lindje të Mesdheut me avionë, luftanije e madje nëndetse, ndërsa ka publikuar dhe pamjet video të xhiruara nga dronët. “Komanda jonë e forcave detare po shoqëron vazhdimisht mjetet e shpimit në Lindje të Mesdheut,” thuhej në komentin e videos nga ministria turke e mbrojtjes.