Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori i ka dërguar sot një kërkesë KLGJ për të përzgjedhur emrat që do të shqyrtojnë pesë çështje ekstradimesh.Kurse mbledhjen e djeshme u gjend zgjidhja provizore ku u vendos të operohet me caktimin e gjyqtarëve nga gjykata më të ulëta në Gjykatën e lartë, lidhur me çështje të caktuara që lidhen vetëm me ekstradimet. Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor e miratuan në mënyrë unanime propozimin. Trupa e re gjyqsore e cila do të zgjidhet përmes një shorti do ketë në përbërje anëtare që plotësojnë dy kushte. Kushti i parë është që të ketë kaluar në sitën e Vettingut dhe kushti i dytë, duhet të ketë një eksperiencë prej më shumë se 13 vitesh. Kujtojmë se vetë kreu i Gjykatës së Lartë është në proces verifikimi dhe pret datën 26 korrik ku do jepet një vendim përfundimtar për të. Zaganjori kaloi me sukses Vettingun, por pati ankimim nga Komisioneri Publik.