Julian Deda, aktori i humorit, ka reaguar sot ashpër, pas protestave të artistëve për prishjen e godinës së Teatrit.
Përmes një reagimi, ku ai ishte edhe vetë i pranishëm, ka shkruar:
“Ju përshëndes direkt nga skena e Teatrit Kombëtar. Kanë shkatërruar gjithçka. Kanë lënë disa dërrasa, aq sa për t’i vënë flakën natën për hënë.”
Sot paradite artistë dhe qytetarë u grumbulluan para godinës së Teatrit dhe pati përplasje me policinë, për shkak të vendimit për lirimin e ambjenteve dhe prishjen e godinës. Kujtojmë se Julian Deda është edhe përfaqësues i strukturave të Partisë Demokratike, sikurse opozita doli sot krah artistëve që kundërshtuan prishjen e godinës