Google search engine
Home Aktualitet “Të vjetrit” në PD nisin sulmet ndaj Bashës, Kulluri akuza kreut demokrat...

“Të vjetrit” në PD nisin sulmet ndaj Bashës, Kulluri akuza kreut demokrat se nuk ka vizion dhe program për të çuar përpara të djathtën

0
344

Rindizet debati dhe përplasjet në Partinë Demokratike. Edhe pse Basha gardën e vjetër e largoi nga partia dhe Parlamenti, tentativa e tyre për t’u bërë sërish protagonist nuk ndalen. Pas ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila pak ditë më parë lëshoi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, ditën e djeshme ka qenë ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, i cili ka vijuar kritikat ndaj liderit demokrat. Gjatë një prononcimi për mediat, Kulluri deklaroi se Partia Demokratike gaboi që bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit, pasi sot sipas tij, kjo parti nuk përfaqëson më jo vetëm shumicën e shqiptarëve por as shumicën e demokratëve. Kulluri deklaroi se Basha nuk e çon dot më përpara PD-në. “Ajo që i mungon PD-së është një zvetënim i mendimit mbi vlerat. Pra një mungesë e projektit politik. Ajo që është më keq akoma është që edhe pjesa kritike ndaj kësaj nuk ka qartësi se ku do ta çojnë PD-në, me apo pa Bashën. Ajo që më shqetëson më shumë sidomos pas kësaj që ndodhi në 30 qershor që për mua është katastrofike për demokracinë në këtë vend dhe për PD-në si protagoniste e kësaj që ndodhi. Le të themi atë që është. Ky ka qenë një vendim i PD-së për të mos hyrë në zgjedhje. Ndaj unë nuk e kuptoj në një masë të madhe këtë triumfalizmin për bojkot masiv, sepse ky ka qenë vendimi jonë. Këtu kemi arritur në një pikë sot që nuk ka vend më për të kritikuar se çfarë bën Basha. Unë personalisht mendoj se sot partia nuk përfaqëson më shumicën e shqiptarëve dhe nuk përfaqëson më as shumicën e demokratëve. Çështja është se çfarë do bëjmë? Sot kemi ngecur në një pikë që Basha nuk e çon dot më PD-në përpara”, deklaroi ai. Më tej, Kulluri u shpreh se zërat që thonë se pas Bashës në fakt qëndron Berisha nuk janë të vërtetë, pasi sipas tij, gabimet e tij i ngjajnë një fillestari dhe jo një lideri që ka drejtuar prej 23 vitesh në këtë vend. “Nuk është mënyra e Berishës kjo e të drejtuarit të partisë. Sepse ka një problem, për ata që e njohin Berishën e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë dhe unë hyj tek njerëzit që them se e njoh në një masë të caktuar dhe përgjegjësit Berisha është prirur nga përmirësimi i vetvetes. Na e ka thënë dhe e kemi diskutuar nëpër takime. Është njeri që përgjithësisht nuk shkon në digresion. Mund të bëjë gabime të reja por ata që i ka bërë nuk i bën më. Mua më rezulton që këto gabime janë gabime prej fillestari. Nuk janë prej një lideri që ka drejtuar 23 vite në këtë vend. Nuk më del llogaria”, nënvizoi Kulluri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here