Google search engine
Home Aktualitet Opozita nesër në protestë, mbështetësit e Berishës presione për skenarë dhune, Basha...

Opozita nesër në protestë, mbështetësit e Berishës presione për skenarë dhune, Basha i tërhequr pas ultimatumit amerikan

0
334

Opozita do të protestojë të hënën në orën 20:00 kundër qeverisë. Ky tubim është i dhjeti i organizuar nga opozita, qysh kur kjo e fundit dogji mandatet. Në të gjitha protestat e organizuara deri më tani nga opozita, qëllimi kryesor ka qenë çuarja para drejtësisë të blerësve të votave në zgjedhjet e 2017, rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Por ndryshe nga nëntë herët e tjera, ku është kërkuar që drejtësia të ndëshkojë tjetërsuesit e votave, sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 2017, protesta e nesërme ka si kauzë të saj hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të personave që janë implikuar në vjedhje votash në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Për këto pretendime, opozita ka bërë me dije se disponon edhe video dhe foto mbi mënyrën se si janë tjetërsuar votat në shërbim të Partisë Socialiste të dielën që lamë pas. Kështu që, këto manipulime opozita pritet t’i përdorë si kartën e saj në betejën kundër qeverisë. Gazeta u interesua pranë degëve të Partisë Demokratike dhe mësoi se ato janë duke u organizuar për protestën e nesërme. Mirëpo, burimet theksuan se ka një ndarje brenda demokratëve, sa i takon mënyrës se si po protestohet. Deri më tani kryedemokrati Lulzim Basha në të gjitha protestat është treguar i moderuar, duke mos lejuar që ato të degjenerojnë në dhunë, përveçse disa rasteve kur janë hedhur bomba molotov. Por të ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se njerëz pranë Berishës, madje edhe ky i fundit kanë rritur presionet ndaj shefit të selisë blu, duke i kërkuar që të ndryshojë kurs dhe strategji, në mënyrë që të rrisë dhe ashpërsoi aksionin kundër qeverisë. Në këtë kontekst, mësohet se mbështetësit Berishës e kanë argumentuar kërkesën e tyre me faktin se opozita ka protestuar disa herë, por këto protesta duke qenë se kanë qenë të qeta nuk kanë dhënë rezultat. Kështu që sipas tyre, e vetmja rrugë për rrëzimin e qeverisë janë revoltat dhe jo protestat e qeta, sikundër i ka bërë Basha gjatë këtyre muajve. Po ashtu, burimet theksuan se njerëzit e Berishës kanë qenë të prerë në kërkesat e tyre, duke e quajtur këtë protestë si tepër të rëndësishme dhe jo shëtitje sikundër është bërë në nëntë tubimet e tjerë.

Basha i tërhequr pas ultimatumit amerikan

Pavarësisht presioneve që po has nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëz pranë tij, kryedemokrati Lulzim Basha duket se është i tërhequr nga skenarët e dhunës pas presionit të ndërkombëtarëve. SHBA dhe BE ua kanë kërkuar hapur krerëve të opozitës që të distancohen nga dhuna dhe se ata nuk tolerojnë dhunën, pasi kush shkakton destabilitet do të mbajë përgjegjësi. Kështu që, edhe kryedemokrati duket se është tërhequr nga skenarët e dhunës, pas këtyre ultimatumeve të amerikanëve dhe europianëve, duke respektuar dhe iu qëndruar strikt mesazheve të tyre. Këtë e tregon edhe një statusi i djeshëm i tij në rrjetet sociale, i cili teksa iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, në asnjë rresht nuk përmend fjalën dhunë. “Të hënën 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj”, shkruan Basha.

Policia përgatitet për skenarë dhunë

Protesta e opozitës, e cila pritet të mbahet nesër në orën 20:00 para Kryeministrisë, ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit. Sipas informacioneve, në gatishmëri gjatë protestës pritet të angazhohen më shumë forca policie se herët e tjera. Po ashtu, mësohet se perimetri i sheshit përreth Kryeministrisë, por edhe Parlamentit do rrethohet me kordon hekuri dhe tela me gjemba, ndërsa pjesa e pedonales do të bllokohet me kordon me skela, me qëllim bllokimin e militantëve të opozitës, në mënyrë që të mos tentojnë të mësyjnë brenda godinave qeveritare. 

Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here