Google search engine
Home Aktualitet Nis vetingu në polici, përjashtim përjetë për këdo që ka probleme, Ministria...

Nis vetingu në polici, përjashtim përjetë për këdo që ka probleme, Ministria e Brendshme zbardh procedurat që do ndiqen

0
445

Ministria e Brendshme ka bërë gati terrenin për të nisur vetingun në radhët e policisë. I pari që do të kalojë në sitë brenda korrikut është drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu, më pas do të vijohet me Aida Hajna, Gjovalin Loka, Tonin Vocaj dhe Muhamet Rrumbullaku. Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, në një dalje për media u shpreh se në fund të muajit korrik është parashikuar që të nisin seancat dëgjimore me subjektet e rivlerësimit ne radhët e policisë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. “Procesi ka vijuar me fazën e parë që janë rreth 245 punonjës të funksioneve dhe gradave më të larta. Janë kërkuar dhe shkëmbyer informacione më të gjitha institucionet. Kini parasysh që bëhet fjalë për një volum të lartë informacioni. Do ishim shumë të lumtur nëse në fund të korrikut do të kishim edhe caktimin e seancave të para dëgjimore”, u shpreh Julian Hodaj.

Përjashtim përjetë kush ka probleme

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përcaktuar edhe 15 anëtarët e tij të ndarë në 3 grupe me nga 5 përfaqësues. Zëvendës ministri i Brendshëm u shpreh se ata do të krahasojnë vërtetësinë e deklarimeve të drejtuesve të policisë për tre 3 kriteret e përcaktuara, aftësitë profesionale, pasuria dhe integriteti. Sipas Hodaj, kush ka probleme me pasurinë dhe me figurën do të përjashtohen përjetë nga sistemi i policisë. “Ata që kalojnë të tre kriteret qëndrojnë në detyrë, ata që nuk kalojnë largohen nga detyra, me përjashtim të rasteve kur vihet re tek punonjësi, ndonjë mangësi profesionale, e cila mund të kompensohet shumë mirë nëpërmjet një procesi riformimi dhe rispecializimi në Akademinë e Sigurisë”, deklaroi Julian Hodaj.

Zëvendësimet

Por Ministria e Brendshme ka zbardhur edhe procedurat që do të ndiqen për vendet e lëna bosh nga punonjësit e policisë në rast të spastrimit nga vetingu. Për këtë, Julian Hodaj dha edhe një shpjegim ligjor. Po ka dy mekanizma. Ligji parashikon edhe mundësinë e ish punonjësve që mund të aplikojnë dhe t’i nënshtrohen rivlerësimit dhe për t’u rifutur në Policinë e Shtetit dhe tjetra është Akademia e Sigurisë nëpërmjet rekrutimeve të reja”, u shpreh Hodaj. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përcaktuar edhe 15 anëtarët e tij të ndarë në 3 grupe me nga 5 përfaqësues. Në krye të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit është përcaktuar ekonomistja Ana Kapaj, ndërsa anëtare janë Artur Baku, Marjeta Gjelaj dhe Sonila Kadareja. Po kështu edhe dy komisionet e tjera përbëhen nga 5 anëtarë secili, përfaqësues nga ILDKPI dhe nga radhët e pedagogëve. Në total do të kalojnë në filtrat e Vettingut 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, për çdonjërin prej të cilëve sipas ligjit, do të mbahet seancë e hapur dëgjimore për mediat dhe qytetarët. Në dy fazat e tjera të Vettingut, dosjet e efektiveve blu do të shqyrtohen nga drejtuesit e Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe ata të policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të vetingut. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici, ndryshe nga vetingu në drejtësi që ka një limit kohor që gjyqtarët apo prokurorët mund të riaplikojnë përsëri. Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfundojë vetingu në radhët e policisë, përveç limit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet për 245 dosjet e drejtuesve më të lartë.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here