Tronditet Milani, Leonardo merr vendimin e papritur

0
361

Fabio Caressa, gazetari i njohur italian, në një lidhje me “Sky” ka dhënë lajmin se sot është dita kur Leonardo do të paraqesë dorëheqjen në zyrën e Gazidis, pas një viti punë te Milani.

Drejtuesi sportiv brazilian ka kuptuar se nuk ndihet më i plotfuqishëm në klub dhe se merkato e tij është vënë në pikëpyetje, sidomos ajo e verës, ku vetëm Bakayoko ka treguar diçka, ndërsa Laxalt, Castillejo dhe Caldara kanë ndikuar zero të sezoni.

Ashtu si Higuain ishte investim i rëndësishëm që rezultoi dështim. Leonardo e përmirësoi pozitën e tij me Piatek dhe Paqueta, por sërish nuk mjafton. Sakaq, flitet se Leonardo do të kthehet te PSG.

Sakaq, nuk dihet se çfarë do të  vendoset për Paolo Maldinin…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here