Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi dy persona kanë rënë pre e një atentati, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.
bëhet fjalë për shqiptarin e shumëkërkuar për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos (ngjarje e ndodhur në vitin 2017), Eno (Aleksandër) Mata dhe shokun e tij, Sotiraq Mëhilli.
Dy të rinjtë po udhëtonin me motor rreth orë 01:10, në fshatin Poro në Vlorë teksa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt tyre. Mëhilli, 22-vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë në fshatin bishan është gjetur një automjet i djegur, i tipit “Mercedez Benz” që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.
Mata nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare dhe ato greke. Gjatë vjedhjes, avokati sulmoi shqiptarët dhe Mata akuzohet të ketë qëlluan me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur.
Në qershor të vitit 2018, Eno Mata gjatë një tjetër grabitjeje la një shënim për policinë.
“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës,”– shkruante Mata në letrën e tij.
32-vjeçari është gjithashtu një prej dy autorëve që grabitën me armë zjarri argjendarinë në lagjen “Ambelokipi” të Athinës, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti.
Eno Mata kishte pseudonimin “Maradona e Athinës”, për shkak të karrierës së tij futbollistike në klubin e kryeqytetit grek.