Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë.
Dy të rinjve u është bërë atentat. Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri ka mbetur i plagosur.
Viktima është Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç, ndërsa i plagosur rëndë është Eno Mata, 32 vjeç.
Mata nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare dhe ato greke.
32-vjeçari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, për shkak të plumbave që mori gjatë atentit ku i vranë shokun, kërkohet nga policia greke për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalesi Zafiropoulos.
Ngjarja ka ndodhur në 12 tetor 2017, teksa Mata së bashku me bashkëpunëtorin e tij Mikel Brahimaj shkuan për të vjedhur në një tjetër argjendari. Aty ndodhej edhe avokati Zafiropoulos dhe vajza e tij.
Gjatë vjedhjes, avokati sulmoi shqiptarët dhe Mata akuzohet të ketë qëlluan me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur.
Pas ngjarjes të dy shqiptarët u larguan nga vendngjarja me një makinë të vjedhur. Brahimaj u dorëzua në polici duke pranuar krimin, ndërsa Mata vijoi më tej pa iu ndarë vjedhjeve, dhe në njërën prej tyre ‘shfajësoi’ veten për vrasjen e avokatit Zafiropoulos.
