Atentat në Vlorë, të shumëkërkuarit i vrasin shokun para syve, por nuk mbaron me kaq (DETAJE+EMRAT)

0
348

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dy persona kanë rënë pre e një atentati, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.  Mësohet se bëhet fjalë për shqiptarin e shumëkërkuar për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos (ngjarje e ndodhur në vitin 2017), Eno (Aleksandër) Mata dhe shokun e tij, Sotiraq Mëhilli.Dy të rinjtë po udhëtonin me motor rreth orë 01:10, në fshatin Poro në Vlorë teksa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mebreshëri plumbash drejt tyre. Mëhilli, 22-vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë në fshatin bishan është gjetur një automjet i djegur, i tipit “Mercedez Benz” që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here