Prekëse/ Sot 11 vite pa Dritan Hoxhën, trashëgimtarja e “Top Channel” tregon për herë të parë gjestin rrëqethës që ka bërë në dasmën e saj për të atin (FOTO)

0
574

Sot është një ditë e trishtë për familjen Hoxha pasi bëhen plot 11 vjet që nga largimi i Dritan Hoxhës. Si çdo vit, e bija Sara Hoxha nuk ka ngurruar që nëpërmjet një fotoje të bëjë një dedikim prekës për babain e saj.

Ajo ka zbuluar një gjest rrëqethës që ka bërë në dasmën e saj. Sara ka publikuar një foto ku shihet një karrige boshë për të atin, ndërkohë që mbi të qëndrojnë ca trëndafila të bardhë.

“Për 11 vitet e fundit, kemi pasur gjithmonë karrige bosh në mënyrë që të të kemi prezent. Dhe sërish, asnjë nga këto s’është e nevojshme. Ti je në mendjen time që në mëngjes kur shoh djalin, sa herë flas me vëllain dhe motrat, dhe sa herë shoh mamin që shpreson që ti të ishe mes nesh për të na rrëfyer rrugën. 11 vite më parë më theve zemrën dhe vetëm tani që jam prind vetë po mësoj t’i ringjis pjesët e thyera. Jam e sigurt për një gjë, ti ma dërgove Londonin që ta shihja jetën më pozitivisht. Të gjithë fëmijët që e kanë humbur një prind e dinë se dhembja nuk largohet asnjëherë, gjithsesi, ti mësohesh ta përballosh dhe të jetosh me kujtime”,  ka shkruar Sara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here