Dalin detaje nga hetimi sekret për dosjen 339, Gjykata merr vendimin e papritur për ‘kokën’ e bandës së Shijakut (EMRI)

0
355

Teksa kanë kaluar 8 muaj nga realizimi i operacionit Vol-Vo 4, Italia ka kërkuar ekstradimin e Hajri Seferit, i dyshuar si një nga krerët e organizatës kriminale të Shijakut.

Ekstradimi kërkohet nga autoritete italiane pasi në vitin 2016 gjykata e Firences ka caktuar masën arrest me burg për akuzën e trafikimit të narkotikëve për Seferin.

Ndërkohë gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë ekstradimin e Hajri Seferit në Itali, ndonëse ky i fundit e ka kundërshtuar atë.

Hajri Seferi është pjesë e dosjes së famshme ‘339’. Kujtojmë se lidhur me këtë dosje është pyetur në prokurori edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin kanë dalë përgjime telefonike se ky i fundit ka kontaktuar me anëtarë të grupit Bajri të Shijakut për shit-blerje votash në zgjedhjet e 2017-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here