Në protestën e minatorëve ka përplasje mes protestuesve dhe policisë pasi këta të fundit kanë tentuar të afrohen më shumë te Kuvendi. Ata tentojnë të afrohen te hyrja e Kuvendit dhe janë përplasur me policinë.
Theksojmë se minatorët protestojnë lidhur me “statusin e minatorit” për të cilin thonë se janë mashtruar dhe nuk janë vlerësuar ashtu siç duhet në raport me punën që kanë bërë.