Kriza politike/ Basha ndryshon strategji, zbulohen 3 lëvizjet e demokratëve (Ja çfarë pritet të ndodhë sot)

0
393

Kreu demokrat Lulzim Basha do të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh ditën e sotme në kuadër të përcaktimit të një strategjie lidhur me protestat e opozitës.

Në orën 11:30, Basha do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu.

Më pas në 13:00, kryedemokrati do të ketë një mbledhje me kryetarët e bashkive të djathta.

Pasdite në 17:00, Basha do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Kryesinë e PD-së dhe grupin parlamentar.

 “Nesër kam thirrur forumet e PD me një konsultë për axhendën e aksionit politik dhe protestave të qytetarëve të bashkuar. Ky është momenti për të intensifikuar dhe për të vazhduar me vendosmëri betejën tonë”, deklaroi Basha një ditë më parë.

Pritet se çfarë do të vendoset sot për gjendjen e krijuar në vend, teksa pas djegies së mandateve të deputetëve, ka pasur propozime nga kryetarë dhe ish-deputetë për djegien edhe të mandateve të kryetarëve të bashkive dhe këshilltarëve, çka do të thellonte edhe më shumë krizën politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here