Kandidat për kryebashkiak në listat e PS, reagon për herë të parë Erion Isai

0
374

Kohët e fundit në media është përfolur se aktori i njohur Erion Isai do të kandidojë në zgjedhjet e qershorit si kryebashkiak i Kolonjës.

Për të folur rreth kësaj, ai ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Tempora’.  Lidhur me këtë ai tha se ky lajm ka qarkulluar në media dhe nuk mund të merret i mireqënë në një kohë që nuk e ka vendosur Asambleja e PS-së.

Pjesë nga biseda në studio:

Sonila Meço: Do jesh kandidati për Bashkinë e Ersekës?

Erion Isai: Ka kohë që kandidatët vendosen nëpër studio televizive, ka shumë kohë. Kjo që sapo the është një lajm që qarkullon nëpër portale prej disa kohësh.

Sonila Meço: Unë e mora për të mirëqenë si lajm.

Erion Isai: Nuk ka për të mirëqenë për sa kohë nuk vendos Tempora, Sonila dhe Erioni por Asambleja e Partisë Socialiste dhe sidomos vetë Kolonja. Unë kam 30 vite jetë, në të cilat 15 i kam kaluar në Kolonjë dhe 15 në kryeqytet. Marrëdhënien time me Kolonjën e kam parë gjithmonë si angazhim që do të thotë se atë çfarë kam pasur mundësi të bëj dhe ta jap e kam dhënë, do ta jap sa herë të më jepet mundësia dhe të kem mundësi.

Marrëdhënia ime me Kolonjën është fundi i funksionit dramaturgjik të Shekspirit që vazhdon edhe kërkon ‘pse-në’ deri në momentin kur përgjigja është sepse e dua. Kolonjën e dua dhe kaq. Mjafton që unë të kemi një mundësi ti tregoj mirënjohjen atij qyteti. Dhe jap kontribut artistik sa herë më kërkohet, sa herë kam mundësi në çdo lloj angazhimi. Kolonjën e shoh si angazhim, çfarë unë kam mundësi ta bëj për atë qytet do ta bëj gjithmonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here