Papa Françesku mbërrin në Shkup, takim të veçantë në shtëpinë e një shqiptarje të famshme

0
389

 Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku, ka mbërritur këtë mëngjes në Shkup për të nisur vizitën historike në Maqedoninë së Veriut.

Ati i Shenjtë është pritur në aeroportin e Shkupit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev si dhe delegacioni qeveritar.

Pas arritjes në aeroport, Papa do të udhëtojë për në Vodno ku do të mbahet ceremoni zyrtare, ndërsa do të ketë fjalim para autoriteteve shtetërore.

Pas fjalimit Papa do të ketë takime me liderët fetar në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Më pas ai do të mbajë liturgji, e cila pritet të ndiqet nga 15 mijë qytetarë nga vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here