Protestuesit bllokojnë autobusin, sherr dhe debate mes pasagjerëve dhe simpatizantëve të opozitës (Video)

0
374

Probleme me qarkullimin e automjeteve ka patur sot në aksin rrugor që lidh hyrjen e Elbasanit dhe rrethet e tjera në vendin e quajtur rreth rrotullimi pranë Bradasheshit.

Një bllokim të tillë të rrugës kryesore e kishte paralajmëruar dje edhe ish-deputeti Luçiano Boçi. Antarët e PD dhe LSI kanë bllokuar që në orët e para të mëngjesit qarkullimin e automjeteve për të penguar vizitën e kryeministrit Edi Rama në qytetin e Elbasanit.

Qytetarët që gjenden brenda autobusëve dhe shoferët e automjete të vogla, janë revoltuar ndaj protestuesve të cilët kanë penguar qarkullimin normal të automjeteve. Prej rreth 30 minutash janë mbajtur të bllokuar dy autobusë të linjave Tiranë-Korçë dhe ai Tiranë-Elbasan raporton gazetari Endri Mema.

Në vendngjarje kanë arritur edhe forcat e policisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë për të shuar konfliktin mes protestuesve dhe qytetarëve të bllokuar në trafik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here