Velina më e re e “Xing-ut”, tregon si ia arriti të “merrte” punën e Kejvina Kthjellës

0
415

Belinda Dragoti u bë muajin e kaluar velina më e re e emisionit “Xing me Ermalin”, pas konkurimit me mbi 300 vajza të tjera në audicionet e zhvilluara.

Bukuroshja e cila zëvendësoi Kejvina Kthjellën në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ka treguar se arsyeja se përse e fitoi ajo vendin e velinës në “Xing me Ermalin” nuk ishte bukuria, por vetëbesimi.

Për më tepër ajo shprehet se: “Në audicione më pyetën për komplekset që mund të kisha, nëse do e vishja një fustan si të Kejvinës. Duhet të bëja disa ecje në skenë, duhet të improvizoja një situatë. Një nga elementët kryesorë që kërkohet në një format të tillë ishte vetëbesimi në skenë. Në audicione nuk kisha problem me vetëbesimin ose me emocionet. Ky ishte një plus nga vajzat e tjera”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here