“SPAK dhe BKH të fillojnë punën sa më parë”, Zef Brozi lëshon thirrjen e fortë: Ja çfarë do e bëj opozitën me liderë të rinj

0
365

Ish-kryetari i Gjykatës se Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme të opozitës. Brozi thotë se për të evituar protestat e dhunshme të opozitës, duhet që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të fillojnë punë sa më parë, pasi opozita jashtëparlamentare do duhet të zgjedhë liderët e tij.

Postimi i plotë i Brozit:

Qe te mos kete me as dhune ne protestat e opozites duhet qe SPAK dhe Byroja Kombetare e Hetimit te fillojne punen sa me pare. Dhe atehere opozites jashteparlamentare i duhet te zgjedhe lideret e saj te rinj!

Le tua bejme edhe me te qarte politikaneve  te korruptuar e te inkriminuar te opozites  jashteparlamentare e kujtdoqofte: askush nuk do te mundet te pengoje a zhbeje Reformen ne Drejtesi me protesta te dhunshme, me shashka, fishekzjarre, gure e shkopinj kunder policise dhe i institucioneve.

Ju bej apel qytetareve te ndershem qe e duan Shqiperine: distancohuni nga protestat e dhunshme dhe grupet kriminale ne to. Vetem protestat paqesore jane shprehje e demokracise.

Pergezoj forcat dhe drejtuesit e policise dhe ministrin Lleshaj per korrektesine dhe profesionalizmin ne menaxhimin e protestave. Policeve te plagosur ne protestat e dhunshme te opozites ju uroj sherim sa me te shpejte.

Pa asnje hezitim duhet qe prokuroria, policia, dhe gjykatat te vene para pergjegjesise ligjore ata politikane e pjesemarres ne protesta qe

bejne thirrje per dhune  apo edhe ushtrojne dhune.

Zef Brozi

Uashington, DC

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here