Shkarkohet Mynyr Koni, Shahini i lë në derë të Metës propozimin me abuzimet e Rektorit

0
399

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat, ka bërë të ditur se do të shkarkohet nga detyra Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ministrja Shahini akuzoi rektorin Koni për mungesë të bashkëpunimit, për përmbushjen e pikave të Paktit për Universiteti, gjë e cila sipas saj e ka detyruar të ndërmarrë këtë vendim.

“Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet.

Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.

Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion.

Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar.

Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Shahini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here