Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka nxjerrë një detaj të rëndësishëm lidhur me grabitjen ne Rinas.
Duke përgëzuar policinë për punën e bërë, Balla tha se policia asgjësoi një prej kriminelëve dhe plagosi një tjetër, detaj ky që nuk është pranuar nga ana e policisë.
‘Dua ta përgëzoj policinë e shtetit për reagimin për herë të parë pas kaq vitesh jo vetëm në kohë, por të dhënë në një sulm me armë të rënda. Policia e shtetit ka arritur të asgjësojë një prej kriminelëve dhe të plagosë një tjetër’, tha Balla.
Ndërkohë policia nuk e ka pranuar një fakt të tillë edhe pse gazetarët nëpër panele e kanë diskutuar këtë informacion.
Sipas policisë gjatë shkëmbimit të zjarrit me grabitësit ka mbetur i vrarë organizatori i grabitjes Admir Murataj.