Një vit larg ekranit, Ledion Liço do të hapë televizion të ri

0
376

Prej një viti Ledion Liço është zhdukur nga ekrani që pas deklaratës se nuk do të ishte më pjesë e “The Voice kids”, spektakël që tani e drejton Dojna Mema. Prej kohësh Liço nuk mban më asnjë post në administratën e televizionit, por gjatë kësaj kohe moderatori nuk ka ndjenjur kot. “Iconstyle” ka mësuar se Ledioni ka vendosur të ngrejë një televizion të ri. Burime bëjnë të ditur se moderatori po punon për zhvillimin e një televizioni kushtuar argëtimit dhe muzikës shqiptare e që do mbajë emrin “Melody TV”. Pritet që “Melody TV” të ketë një programacion të larmishëm me emisione dhe intervista dhe do të jetë një mbështetje për artistët shqiptarë dhe promovimin e projekteve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here