Kancelarja Angela Merkel merr goditjen e fortë, i ndodh ajo që nuk do të donte

0
408
German Chancellor Angela Merkel delivers a press statement with the Ukranian President ahead of their meeting in Meseberg Palace in Meseberg, eastern Germany, on May 20, 2017. / AFP PHOTO / MICHELE TANTUSSI (Photo credit should read MICHELE TANTUSSI/AFP/Getty Images)

Kancelarja gjermane Angela Merkel po kalon disa momente të trishta.

Merkel ka humbur nënën e saj në moshën 90-vjeçare. Vdekja e Herlind Kasner konfirmohet për mediat gjermane nga një burim qeveritar, i cili ka kërkuar që të respektohet privatësia e familjes.

Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg në vitin 1954, duke u zhvendosur në ish-Gjermaninë Lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011.

Kancelarja Merkel është tepër e kufizuar kur vjen fjala për të folu r për jetën e saj private, mirëpo në një intervistë të dhënë në 2016-n, ajo ka treguar për marrëdhënien me të ëmën, duke thënë se kishin komunikim të vazhdueshëm përmes telefonit.

Merkel shtoi se nëna e saj ishte shumë e dhënë pas lajmeve dhe gazetave, po bisedat mes tyre fokusoheshin përgjithësisht në tema familjare.

Herlind Kasner deri në vitet ’80 ka punuar si mësuese e Anglishtes dhe Latinishtes, ndërsa më vonë është tërhequr nga jeta aktive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here