‘Shpërdoroi fondin mijëra dollarësh’, Prokuroria nis hetimet mbi rektorin (Emri)

0
325

Një tjetër Rektor Universiteti, është vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Hetimi ndaj Bahri Musabelliut ka nisur pas dyshimeve se rektori i Universitetit Bujqësor ka përfituar fondet publike përmes praktikave korruptive të ndjekura në disa tenderime.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e murit rrethues dhe të një porte të universitetit, për të cilat ishte lëvruar një fond prej 640 mijë Dollarësh, një pjesë e të cilave dyshohet se janë përvetësuar nga Musabelliu përmes personave të tretë.

Kanë qenë agjentët e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit që kanë konstatuar shkeljet dhe pas kësaj kanë kallëzuar rastin në prokurorinë e kryeqytet që ka nisur menjëherë hetimet.

Sakaq hetuesit janë duke verifikuar praktikën e ndjekur për të gjithë tenderat mbi mënyrën se si janë fituar dhe që mbajnë firmën e Rektorit, Bahri Musabelliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here