Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soriee” ishin të ftuar shumë aktorë të njohur të cilët dikur kanë qenë shumë të famshëm me rolet e tyre në filmat e vjetër shqiptarë. Disa prej tyre kanë qenë Artemisa Mithi, Herion Mustafaraj (Beni Ecën Vetë), Donald Kokona (Taulanti kërkon një motër), Manjola Begolli (Rudina e 2 Herë Mat) etj.
Mirëpo, në një moment ish aktori Donald Kokona, i cili ka luajtur në personazhin e Taulantit tek filmi “Taulanti kërkon një motër” ka zbuluar për herë të parë se e ka pasur shumë inat kolegun e tij Sokol Gjoshin, i cili po ashtu ishte i pranishëm në studio.
Sokoli ka luajtur në filmin “Fillim i vështirë” dhe Donaldi ka zbuluar se e ka pasur inat pa e njohur fare pasi Sokoli i kishte marr një rol.
“Ja unë po e them, Sokolin e kam pasur inat edhe pse nuk e kam takuar kurrë. Sepse nuk fitova një kinoprovë që e fitoi ai!”, tha Donaldi në mes të emisionit.













































