Prezantohet kandidati për kreun e Bashkisë së Librazhdit, ai befason me atë që thotë për Ramën: Vendim që vetëm burra shteti e marrin

0
305

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Librazhd nga ku është konfirmuar kryebashkiaku aktual Kastriot Gurra si kandidati i socialistëve, në garë për një mandat të dytë.

“Unë dua shumë të falenderoj kryeministrin Rama, por së fundmi dua ta falenderoj për një vendim që vetëm burra shteti e marrin, një kancer që kishim në katet e para të pallateve tona e në çdo kryqëzim, një kancer që shqetësonte familjet tona, nënat tona, heqja e llotove nga qyteti i Librazhdit dhe nga gjithë Shqipëria. Pavarësisht se jemi një qytet i vogël, 20 lloto ishin në Librazhd”, tha Gurra.

I pranishëm është edhe deputeti i zonës Taulant Balla. Ky i fundit më herët vlerësoi punën e kryebashkiakut aktual.

“Faleminderit për Kastriot për punën që ke bërë, që nuk na theve besimin. Ka ende punë për të bërë”, tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here