Pse iku në Kosovë vajza e Azem Hajdarit?

0
414

E teksa zërat shtoheshin se brenda familjes Hajdari kishte përplasje, ditën e djeshme Rudina ka publikuar një seri fotosh ku shihet e shoqëruar nga vëllai i saj gjatë një udhëtimi në Prishtinë.

Shkuarja atje duket se është kryer në funksion të një sërë takimesh që Rudina Hajdari kishte planifikuar, për qëllime që mbeten ende të panjohura. Në llogarinë e saj në rrjetin social, atje dhe ku ka postuar foton së bashku me Kiri Hajdarin, Rudina Hajdari na tregon se ka patur takime në kryeqytetin e Kosovës.

Kujtojmë se Rudina Hajdari ka deklaruar javë më parë në parlament, se ajo do të dalë përballë shqiptarëve me një alternativë të sajën, një sinjal se e reja mund të ketë ndërmend që të nisë një parti të re politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here