Sot u publikuan emrat e tre personave të arrestuar, që bashkëpunuan për vrasjen e Jurgen Kurtit më 18 mars. Të arrestuarit janë: Elsi Leventi, 21 vjeç, lindur në Athinë dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.
Dhe imazhi i të arrestuarit të fundit është zbuluar falë rrjeteve sociale. Olsi Qalliaj duket nga fotot e publikuara në Facebook, si çdo bashkëmoshatar i tij, se bën një jetë normale në qytetin e Patosit.
Por vëmendjen e tërheqin makinat luksoze, më të cilat shfaqet në fotot e publikuara në rrjetin social.
Duket se 22-vjeçari, pavarësisht se jeton në një vend të vogël, është i pasionuar pas makinave të shtrenjta dhe ka arritur që të sigurojë disa modele.
Fotot e tij janë të ndryshme, si shofer, pasagjer apo vetëm duke qëndruar pranë tyre.
Gjithashtu nga të dhënat e profilit të tij kuptojmë se, i riu ka studiuar në një gjimnaz jopublik, që ndodhet në Fier, ndërsa nuk detaje për arsimin e tij universitar.
Ndërkohë ende nuk dihet roli që ka pasur Olsi në vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti.

